Nënë e bir rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dherave në provincën e Caserta-s në Itali, mbrëmjen e së martës (27 gusht).

Zona më e prekur nga përmbytjet ishte ajo e San Felice a Cancello dhe në veçanti fshati Talanico, një zonë që ka qenë gjithmonë e ekspozuar ndaj rrëshqitjeve të dheut.

Pikërisht aty ndodheshin nënë e bir, përkatësisht 74 vjeç dhe djali i saj 42-vjeç. Ata u morën para nga përmbytjet e fuqishme që vinin nga mali teksa po udhëtonin me një mjet me 3 rrota.

Makina e tyre u gjet më vonë në një argjinaturë, por nuk kishte asnjë gjurmë të tyre.

Në agimin e ditës së sotme, zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile rifilluan kërkimet për të dy, duke kërkuar nëpër terren.

Rrugët e fshatit kodrinor të Talanico di San Felice a Cancello u pushtuan nga një lumë balte dhe mbeturinash: shumë njerëz dolën në rrugë nga frika, pas kalimit të ujërave që përmbytën bodrumet dhe garazhet, duke marrë gjithçka me vete, nga makinat tek motoçikletat.

Por moti i keq i së martës nuk shkaktoi dëme dhe shqetësime vetëm në zonën e Caserta: në Campania një tjetër zonë e prekur veçanërisht ishte ajo e Irpinisë fqinje, ku u regjistruan edhe përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Artikulli paraprakNË MESDITË PRITEN REBESHE SHIU ME SHTRËNGATA, SI PARASHIKOHET MOTI PËR SOT
Artikulli tjetërSITUATA ME ZJARRET, MINISTRIA E MBROJTJES PUBLIKON BILANCIN: 23 VATRA TË RAPORTUAR NË 24 ORË, SHTATË ENDE AKTIVE