5 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë shpëtuar në situata të rrezikshme gjatë së dielë, kur gadishulli italian është goditur nga moti i keq.
Shirat dhe era kanë shkulur nga vendi pemët duke shkaktuar kështu aksidente që kanë qenë dhe fatale. Në Reggio Calabria, një bujk ka vdekur pasi një pemë ekualipti me përmasa të mëdha është shkulur nga toka, duke u përplasur në makinë e 51-vjeçarit. Një tjetër 50-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën, i mbytur në lumin në provicën e Veronas, pasi ka rrëshkitur në lumin Tione. Në origjinë e fatkeqësisë mendohet të ketë qenë terreni i rrëshkitshëm nga shirat. Ndërkohë dhe tre persona të tjera kanë vdekur gjatë mbrëmjes. Dy viktima, janë regjistruar në Sessa Aurunca, në provicën e Casertas, kur një pemë e shkulur nga era ka goditur makinë me të cilën udhëtonin. Viktima e tretë është një person që ka përfunduar me makinë brenda në lumë në Sant’ Angelo, në Pontano, në provicën e Macerata. Një pemë gjithashtu ka goditur një fëmijë 8 vjeçar në Kalabri, duke i shkaktuar trauma në kokë dhe disa fraktura. Pranë Romës, një grua dhe dy fëmijët e saj, janë shpëtuar nga ndërhyrja e zjarrëfikësve, pasi kishin hipur në çatinë e makinës së tyre, për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshme që pushtuan rrugën. Ndërkohë që dhe ditën e sotme vijon situata problematike nga moti i keq, një linjë hekurudhore është bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut. Veriu i Italisë është pushtuar nga rreshjet dhe stuhitë e dëborës, të cilat në jo pak raste kanë shkaktuar incidente, ndërsa pjesë e jugut me problematike është era e fortë.