Pala greke ka njoftuar se në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek,
nuk do të lejojet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.
Do lejohet kalimi i autoveturave por vetëm me zinxhirë.
Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anullojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.