Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu dhe erëra të forta gjatë ditës së sotme. Sipas informacionit të Stacionit Ushtarak Meteorologjik Kukës, shpejtësia maximale e erës arrin në 18 m/s JP, ndërsa sasia e reshjeve të rëna është 11 mm. Të gjitha akset rrugore që përshkojnë qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme normalisht me probleme të veçanta.

Aksi nacional B.Curri -Fierzë u shoqërua me fenomenin e rrëshqitjes se gurëve e dherave duke bërë bllokimin momental të këtij aksi. Janë regjistruar dy rrëshqitje të dherave e gurëve në km 1 të aksit Dushaj-B.Curri ku është ndërhyre nga firma kontraktore duke bërë të qarkullueshëm këtë aks rrugor.

Rënie gurësh dhe dherash ka pasur në pjesën më të madhe të akseve rrugore, gjë për të cilën kanë ndërhyrë kompanitë kontraktore. Moti i keq ka sjellë edhe probleme të furnizimit me energji elektrike.

Pa energji elektrike janë Bashkia Kukës, njësitë administrative Kolsh, Surroj ,Topojan, Bashkia Tropojë, njësia administrative, Lekbibaj Bashkia Has, njësitë administrative Gjinaj dhe Fajza. Nga informacioni i marrë nga strukturat e emergjencës së Bashkisë Tropojë ka dëmtim të çatisë së shkollës së Mesme Pac.

Ndërkohë në Has janë dëmtuar nga erërat e forta çatitë e tre banesave.

Në qytete ka thyrje pemësh e dëmtime tendash. Si pasojë e erërave të forta ka pasur edhe dëmtime në bazë ushqimore të blegtorisë. Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë me përparësi situatat që po zhvillohen duke marrë masat përkatëse.

Artikulli paraprakARBEN MALAJ DHE DRITAN LELI SHPALLEN NDERI I LABËRISË
Artikulli tjetërQEVERIA VENDOS TË MOS E RRISË ÇMIMIN E ENERGJISË