Situata e krijuar nga moti i keq me erë të fortë në Lezhë ka nisur të përmiresohet. Prej pasdites të se shtunes ka patur rënie të itensitetit të eres, duke favorizuar punen për rikuperimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku mungonte. Punonjesit e Operatorit të Shpërndarjee së Energjisë Elektrike në Lezhë kanë punuar përgjatë 24 oreve, duke bërë të mundur zëvendesimin e shtyllave të rrezuara dhe riparimin e linjave elektrike.

Aktualisht pjesa me e madhe e territori te Bashkisë Lezhë furnizohet me energji elektrike, ndërsa situata po mbahen nen monitorim të vazhdueshem pasi era e fortë vijon të jetë prezente duke krijur probeme.Ndërkohë në lartësinë mbi 800 meter më territorin e Bashkisë Mirditë ka patur reshje debore me itensitet të lartë dhe mesatar, por fatmiresisht pa krijuar probleme.

Duke qene se temperaturat kane rënë nen zero ju kerkohet drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me kujdee në rrugen e kombit segmenti Fan-Tuneli i Kalomashit dhe në rruget e brendshme të fshatrave ku ka reshje dëbore. Ndërkohë në Mirditë, po punohet për rikthimin e energjisë kë zonat ku mungon, përshkak të dëmtimit të linjave një ditë me parë nga era e fortë.

Artikulli paraprakMË PAK GJELA DETI NË ZADRIMË TË LEZHËS
Artikulli tjetërZHDUKJA E DALLËNDYSHES FAQEBARDHË