Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në zonën e Pukës po përballen me kushtet e vështira atmosferike që karakterizojnë zonën në këtë mbrëmje (20 Nëntor), kur territori i bashkive Pukë e Fushë-Arrëz po përballen me takim stakimet e hërpasherëshme të energjisë.

Mungesa e remonteve gjatë verës, mungesa e bazës materiale për riparimet e nevojshme, po sjell këtë situatë deri në rrezikimin e atyre pak punonjësve që mbulojnë defektet elektrike në zonën malore.
Informohet se rrebeshi i shirave ka lënë shumë zona të Pukës pa energji. Takim-stakime të vazhdueshme dhe në qytet. Në disa zona rurale ka këputje të përcjellësve. Këshillohet kujdes për ata që udhëtojnë në Pukë-Fushë-Arrrëz, pasi përgjatë rrugës ka linja të tensionit të ulët dhe atij të mesëm të këputura. Në afërsi të “Gështenjës se Rrapës” një përcjellës i tensionit gjithashtu ndodhet i varur mbi rrugë. Po kështu raportohet se përgjatë akseve rrugore ka rrëshqitje inertesh.

Puka ka një sërë fshatrash ku mungojnë dhe rrugët automobilistike, çfarë bën që ato pak elektricistë të mbetur në zonë, të përballojnë sfida deri ne rrezik për jetën.

Artikulli paraprakVRASJA E 14-VJEÇARIT NË TIRANË, AMA APELON PËR KUJDES TË VEÇANTË ME INTERVISTIMET E FËMIJËVE LIDHUR ME NGJARJEN
Artikulli tjetërENERGJIA JUAJ ËSHTË NGJITËSE DHE DO TË JENI NË QENDËR TË VËMENDJES, HOROSKOPI PËR SOT