Bashkia e Shkodrës njofton se për shkak të motit të keq ka rrëshqitje dherash në Postribë dhe për pasojë është bllokuar aksi Mes-Ura e Shtrenjtë.

‘Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitjeve të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes – Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.

Bashkia Shkodër përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim. Ftojmë banorët e zonës dhe udhëtarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.

Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.’- njofton bashkia.

Artikulli paraprakÇMIMET E BANESAVE PO RRITEN TRE HERË MË SHPEJT SE MESATARJA HISTORIKE
Artikulli tjetërDROGË DHE ARMË NË MAKINË, ARRESTOHET 22-VJEÇARI