Kane nisur shkarkimet nga hidrocentrali i Vau Dejesit dhe po shkarkohet me 1700 m3/s.Kjo eshte konfirmuar nga Shefi i Emergjencave Civile ne Prefekturen e qarkut Shkoder, Pellumb Dani.

Nderkohe ne informacionin e ores 08.00 te administruar nga strukturat MC te qarkut Shkoder thuhet se:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.05 m me nje rritje prej 25 cm me oren 18.00 te dates 17.01.2023 ( kuota max 7.50 m ).
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.40 m me nje rritje prej 15 cm me oren 18.00 te dates 17.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

OSHEE, zonat pa energji elektrike:

Fidri 2 Koman 69 ab.
Fidri 1 Rrenc 1486 ab.
Fidri 6 Velipoje 415 ab.
Fidri 4 Velipoje 316 ab.
Fidri 2 Rrenc 773 ab.
Fidri 5 Rrenc 357 ab.
Fidri 4 Shkodra1 1375 ab.
Fidri 5 Shkodra 1 2185 ab.
Fidri Hajmel Vau Dejes 1763 ab.
Fidri 2 Cas 682 ab.
Fidri 4 Cas 456 ab.
Fidri 1 Dajc 878 ab.
Fidri Gjegjan Fushe Arrez 892 ab.
Fidra pjeserisht te stakuar
Fidri 15 Shkodra 1, 10 ab ura shtrenjte.
Fidri 1, Bajze 200 abonenta.

Bashkia Puke:

Ne Qytetin Puke ka demtime te interkapeteve te bllokut te 5 pallateve renie te sovatimeve dhe demtime catish , levizje te tjegullave po nderhyhet nga Drejtoria e Sherbimeve dhe Mzsh.
Ka probleme me energjine elektrike ne NJAD Puke.

Bashkia Malesi e Madhe:

Nuk ka patur energji elektrike ne NJAD Kelmendit, Shkrel dhe Gruemire.

Bashkia Vau Dejes:

Mungon energjia elektrike ne NJAD Hajmel.

Nga Autoriteti Verior Rrugor:

Gjate nates kemi pasur mot me reshje shiu dhe ere te forte . Eshte punuar per pastrimin e inerteve te rena nga skarpatet ne akset malore. Ne segmentin Dedaj-Boge eshte rritur niveli i perrejve dhe si rezultat uji kaperderdhet siper rruges. Kalimi behet me rruge alternative. Nuk evidentohen probleme ne segmentet e tjere ne qarkullimin rrugor. Vazhdon puna sipas grafikut rutine.

Po e monitorojme situaten.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, MINISTRIA E MBROJTJES: PIKU I PRURJEVE DO TË ARRIHET MË 20 JANAR, 7 BASHKI NËN MONITORIM
Artikulli tjetërLUMI I VJOSËS, KUMBARO: DO E PASTROJMË DUKE VENDOSUR IMPIANTE NË 7 BASHKITË QË DERDHEN NË TË! PROJEKT 80 MLN DOLLARË