Moti i paqendrueshem me reshje shiu, nuk e ka ndalur sezonin turistik në Shengjin. E gjitha vija bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune, vijon të jetë e mbushur me pushues.

Pavarësisht rënies së temperaturave të shumtë janë ata që provojnë freskinë e detit, ndërsa thonë se kushtet atmosferike nuk do ti pengojnë aspak për të vijuar pushimet verore që kanë vendosur ti bëjnë në këtë periudhe. Pushuesit pjesa më e madhe e të cilave shtetas kosovar, vlersojnë maksimalisht brehdetin e Shëngjinit, që sipas tyre i ka përmbushur në maksimum pritshmeritë e tyre.

Me këtë ritem sezoni turistik në Shëngjin pritet të zgjësë përtej 3 muajve të veres, pasi edhe pronotimet për shtatorin janë të kënaqshme.

Artikulli paraprakRIKTHEHET PAS 320 VITESH PAPA KLEMENTI 11
Artikulli tjetërFILLOJNË PUNIMET NË RRUGËN E DUKAGJINIT