Moti i keq me ere të fortë dhe reshje shiu ka përfshire edhe rajonin e Lezhës, duke krijuar disa problematika kryesisht me furnizimin me energji elektrike.Si pasojë e erës së fortë e cila ka nisur gjatë natës janë dëmtuar disa linja elekrike në disa zona, e për pasojë ka sjellë mungese te energjie kryesisht në fshatra.Grupet e punës të Njesisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elelektrike në Lezhë janë vënë në gjendje gadishmerie, duke identifikuar dëmet e shkaktuara dhe nisur menjëherë ndërhyrjen për rikuperimin e tyre dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.

Ndërkohë era e fortë ka përfshire dhe zonen bregdetare të Shëngjinit, por pavarësisht detit të trazuar deri tani nuk raportohet për pezullim të lundrimit detar. Referuar kushteve atmosferike Emergjencat Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë përfshire dhe Mirditen e Kurbinin janë vënë në gadishmeri për ti paraprirë çdo situate që mund të krijohet nga moti i keq.

Artikulli paraprakPREZANTOHET BUXHETI I BASHKISË LEZHË 2025
Artikulli tjetërRESHJE TË DENDURA SHIU, PËRMBYTET JUGU I PORTUGALISË, UJI ‘PUSHTON’ RRUGËT DHE SHTËPITË