RESHJET E DENDURA DHE RRITJA E NIVELIT TË LUMENJVE PËRFSHIJNË EDHE FRANCËN. Për të tretën herë brenda muajit, moti i keq ka mbërthyer veriun e Italiasë.

Bilanci është goxha negative, lumenj që dalin nga shtrati, përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Në rajonin e Ligurias është shpallur gjendja e alarmit ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë për t’i ardhur në ndihmë civilëve.Xhenova, ku gjendja është sërish dramatike, ka pasur deri tani një të vdekur, i marrë përpara nga vërshimet e ujit ndërsa udhëtonte me makinë.Autoritet kanë paralajmëruar njerëzit që të mos dalin në rrugë dhe të marrin masat maksimale të vetëmbrojtjes. Në Milano gjithashtu ka pasur përmbytje në disa zona të qytetit dhe është ndaluar përdorimi i të transportit.Edhe trenat në aksin Xhenova-Torino dhe Xhenova-Milano janë pezulluar, ndërsa qarkullimi është ndërprerë edhe në disa pika të autostradave të veriut.Ndërkohë, shoqatat e agronomisë kanë raportuar se moti i keq ka shkaktuar miliona euro dëme në Liguria dhe Piemonte, por edhe në zonat qendrore si Emilja Romanja.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/FL8HtultrCI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA DO MBETET PA TIFOZË
Artikulli tjetërBUXHETI 2015-të, NESËR NË KUVEND