Moti i keq me reshje të dendura shiu krijoi probleme në Lezhë. Situata më problematike u paraqit në qytet, ku sistemi i kanalizimeve nuk e përballoi nivelin e lartë të prurjeve dhe uji doli në siperfaqe, duke sjellë përmbytje.
Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe blloku i banimit 11-janari, u mbuluan nga uji niveli i të cilit arriti në disa cm, duke veshtiresuar levizjen e qytetareve dhe automjeteve.
Reshjet e shiut me itensitet të lartë vijojne, por fatmiresisht nuk raportohet të kenë krijuar dëme në pronen e qytetareve, ndërsa emergjencat civile në të tre bashkitë e qarkut janë vënë ne gadishmeri për ti paraprire çdo situatë që mund të krijohet.