Reshjet e shiut kanë krijuat probleme edhe në Qarkun e Lezhës. Sipas të dhënave zyrtare të emergjencave civile, gjatë nates e deri në oret e drekes të së dieles kanë rënë rreth 100 mm shi e për rrjedhoje, jane përmbytur rreth 300 hektarë tokë bujqesore 200 në fushën e torovicës dhe 100 në zonen e Treshit dhe Spitenit të Njesisë Administrative Zejmen. Edhe në Bashkinë Kurbin jane përmbytur dhjetra hektarë toke bujqesore ne zonen e Gjormit dhe kryqëzimit te Patokut.

Gjithashtu reshjet e denduar të shiut kane shtuar ndjeshem nivelin e prurjeve në lumenjt drin, gjader, mat dhe Fan, por aktualisht nuk paraqesin rrezik per dalje nga shtrati.

Reshjet e shiut kane sjellë rreshqitje dherash dhe guresh në rrugen e kombit pranë zones së Repsit në Mirdite, por pa krijuar probleme në levizjen e automjeteve. Gjithashtu mga moti i keq ka ndëprerje rë energjisë elektrike në disa zona, ndërsa situata e krijuar po mbahen nën monitorim te vazhdueshem nga emergjencat civile në të tre Bashkitë e Qarkut të Lezhës.

Artikulli paraprakNJË FAMILJE RREZIKON TË NGELET NË “QIELL TË HAPUR”
Artikulli tjetërRESHJET E SHIUT KRIJOJNË PROBLEME NË SHKODËR