Autoritetet portuale kanë marrë masa për pezullimin e lundrimeve të anijeve për shkak të motit të keq.
Raportohet se është pezulluar lundrimi i anijeve në Durrës e Vlorë. Si pasojë e shirave të dendur që kanë rënë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit është pezulluar lundrimi i anijeve të tonazhit të ulët dhe të mesëm. Gjithashtu janë pezulluar të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas.
Sipas parashikimit të motit nga Meteoalb, pritet që dallgëzimi në det të ngjitet në 5-6 ballë.