Moti i keq me reshje shiu dhe ere të fortë pritet të përfshije edhe bregdetin e Lezhës, gjatë datave 09-10-11-dhe 12 shkurt.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, Kapiteneria e Portit të Shëngjinit prej orës 14:00 të kësaj të premte ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Ata do të qëndrojnë të ankoruara në port deri diten e hënë kur pritet dhe përmiresimi i kushteve atmosferike, ndërsa kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse, nese do te kete ndryshime oraresh apo nderprerje te lundrimit do te kete nje njoftim të dytë.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të të mëngjesit të datës 12 shkurt.

Artikulli paraprakBANORËT E POSTRIBËS PROTESTË PËR GURORET
Artikulli tjetërUNIVERSITETI NDEROHET ME ÇMIMIN “FEHMI AGANI”