Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mbremjes te se merkures, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për peshkarexhat.

Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në një urdhër të dytë. Shpejtësia e erës në det te hapur është 16m/s si dhe dallgët e detit kanë shkuar deri 6/7 ballë me drejtim jug/perëndim. Ndërkohë nga moti i keq deri tani nuk janë raportuar problematika, në territorin e qarkut Lezhë, ndërsa autoritetet janë vënë në gadishmëri për t’i paraprirë çdo situate që mund të krijohet.

Artikulli paraprakKREU I SYRIZA: SHQIPJA TË JETË GJUHA E 2-TË NË GREQI, ASHTU SI EDHE GJUHA GREKE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërMAKINA DEL NGA RRUGA PËR SHKAK TË LAGËSHTIRËS DHE PËRFUNDON NË LUMIN FAN, SHPËTOJNË MREKULLISHT BABË E BIR