Qyteti bregdetar i Durrësit është përfshirë nga një mot i keq me reshje shiu, breshër dhe erë të fortë.
Për pasojë është pezulluar puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit dhe peshkimit në portin e Durrësit. Po kështu vështirësi ka edhe në qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në qytet.