Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që nisën mbrëmjen e sotme, Policia e Shtetit u bën apel shoferëve që të rrisin vigjilencën në rrugë.

Reagimi:
Për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe erë të fortë, në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon për përdoruesit e rrugës që të rrisin vigjilencën dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes. Të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të mos drejtojnë automjetin/motomjetin, në efektin e alkoolit. Të tregojnë kujdes sepse për shkak të erës së fortë mund të ketë rrëzime të pemëve, ndërsa si pasojë e reshjeve të dendura ka prezencë të ujit në disa akse rrugore. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në rrugët urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe për t’iu ofruar ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

Artikulli paraprakBALLA: TRE TË RINJTË SHQIPTARË U DHUNUAN NGA 8 PERSONA ME UNIFORMË USHTARAKE, POLICIA E MALIT TË ZI REAGOI MENJËHERË
Artikulli tjetërKURTI MIRËPRET VENDIMIN E SPANJËS PËR NJOHJEN E PASAPORTAVE TË KOSOVËS