Moti i keq me stuhi shiu vijon të jetë prezent në Lezhë, duke krijuar probleme kryesisht me furnizimin me energji elektrike. Era e fortë ka demtuar linjat në disa zona dhe sipas të dhënave janë pa energji elektrike disa fshatra në zonen e Zadrimes, Ishull-Lezha dhe pjesa e Bregut të Matës. Grupet e punes të Operatorit të Shpërndarjes së Energjise Elektrike ndodhen në terren dhe po punojne për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjise në zonat ku mungon, por reshjet e vazhdueshme të shiut shoqëruar me ere të fortë po vështiresojnë punen në terren.

Ndërkohe edhe lundrimi detar në Shëngjin vijon të jete i pezulluar, pasi dallgëzimi ka arritur deri ne 7-8 balle me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. Po ashtu ka rritje te nivelit të prurjeve në lumenjt Drin, Mat dhe Gjader por aktualisht nuk përbejnë rrezik për dalje nga shtrati. Situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga Mbrojtja Civile në të tre bashkite e qarkut të Lezhë dhe strukturat ndodhen në gadishmeri për të ndërhyre nëse do të krijohen probleme sa i përket përmbytjeve apo rrëshqitjes së dherave.

Artikulli paraprakFERTILIZANTI ORGANIK MË EFIKAS PËR BUJQËSINË
Artikulli tjetërRRËSHQITJE GURËSH NË RRUGËN KIR- SHOSH, PO NDËRHYET PËR ZHBLLOKIMIN E RRUGËS