Situata e krijuar nga moti i keq në Qarkun e Lezhës ka nisur të përmiresohet, por nuk mungojnë problematikat.Sipas të dhënave zyrtare të Mbrojtjes Civile në prefekture, prej mbrëmjes të së shtunës reshjet e shiut dhe dëbores janë ndërprere, duke ju lënë vendin ngricave.Në zonen e Mirditës trashesia e dëbores arrin nga 20 deri në 50 cm, ndërsa temperaturat kanë zbritur deri në -4 gradë celsius, ku në rruget e fshatrave të Njesive Administrative Fan, Orosh, Kaçinar dhe Selitë ka prezence ngricash dhe kalimi i mjeteve është i pamundur.Prej mbrëmjes të së shtunës punëtor dhe mjete të Bashkisë Mirditë janë angazhuar për hapjen e rrugeve në zonen e Fanit dhe të Oroshit, ndërsa probleme raportohet të ketë edhe me furnizimin me energji elektrike.Fshatrat Arrëz, Kaçinar, Shtuf dhe Shëngjergj janë na erresire, e po ashtu dhe shumë fshatra të tjere në Bashkitë Lezhë dhe Kurbin ndodhen pa energji elektrike për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar linjat nga stuhia e fortë e një dite më parë.Grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë në zonat ku mungon, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshem nga sektori i Mbrojtjës Civile në të tre Bashkitë e Qarkut Lezhë.

Artikulli paraprak13 VITE NË PRITJE TË DREJTËSISË PËR 21 JANARIN
Artikulli tjetërSHUMË KEQKUPTIME ME PARTNERIN, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT