Moti i keq me reshje shiu e bore ka sjellë disa problematika në qarkun e Shkodrës. në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth, gjate natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë që kane shkaktuar rënie gurësh dhe dalje të shumta inertesh. Po kështu dalje inertesh ka pasur në aksin Tamarë-Vermosh në zonën e quajtur Dobrinjë. Është punuar me mjete e fuqi punëtore për të larguar inertet nga karrexhata.

Në aksin Bogë-Theth, në orët e vona të natës, reshjet e shiut janë kthyer në reshje bore. Është punuar gjatë natës për pastrimin e borës dhe në mëngjes, me rënien e temperaturave është bërë kriposja e akseve rrugore.
Aktualisht moti është përmirësuar, por ka rënie temperaturash. Mjetet dhe makineritë janë në terren në gatishmëri duke monitoruar situatën.

 

 

Artikulli paraprakMINISTRIA E MBROJTJES: PO PUNOHET PËR HAPJEN E AKSEVE PREKAL-KIR DHE MES- DUKAGJIN
Artikulli tjetërBASHKËBISEDIMI ME DIASPORËN/ RAMA VIJON TURIN NË BRITANINË E MADHE, TAKOHET TË DIELËN ME SHQIPTARËT NË LONDËR