Reshjet e shiut të rëna gjatë natës krijuan probleme në Lezhë. Në bllokun e banimit 11.2 hektarë të lagjes ‘Besëlidhja’ uji doli në sipërfaqe, duke bllokuar lëvizjen e banorëve të dy pallateve.

Kjo është një situatë e vazhdueshme sa herë ka reshje shiu, për shkak të bllokimit të kanalizimeve nëntokësore, ndërsa asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikës. Ndërkohë këtë të mërkure u pezullua proçesi mësimor në kopeshtin “Besëlidhja”, i cili është më i madhi në qytetin e Lezhës. Shkak u bë prezenca e ujit në dy kate të godinës, që sipas Bashkisë Lezhë ka ndodhur përshkak të çarjes së një tubi gjatë nates.

Drejtori i Arsimit në Bashki Nikolin Shtjefni thotë se mbyllja e kopeshtit “Besëlidhja” është bërë për arsye sigurie dhe se grupet e punës po punojnë për rikthimin e normalitetit brenda godinës.

Godina e kopeshtit “Besëlidhja” është rikonstruktuar gjatë viteve të fundit dhe frekuentohet nga rreth 250 fëmije.

Artikulli paraprakGIORGIA MELONI, PERSONI MË I FUQISHËM NË EVROPË PËR VITIN 2025
Artikulli tjetërSTARTON FESTIVALI FOLKLORIK TIPOLOGJIK