Për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë gjatë natës dhe sot në mëngjes, në Qarkun e Shkodrës ka patur disa probleme në infrastrukturë.
Më problematike ka qenë situata te ura Tamarrë-Koplik (në ndërtim e sipër) dhe Ura e Buklit. Të dy këto ura janë dëmtuar plotësisht. Një banesë në Vukël, Njësia Administrative Tamarrë, është përmbytur dhe familja është evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytja.