Moti i keq – Shënohet viktima e parë, një i humbur nga përmbytjet në Itali

Është shenuar vitikima e parë në itali si pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur zonën veriperëndimore të vendit. Trupi i i një peshkatari u gjet i pajetë të enjten në det mes Chiavarit e Lavagnas. Mauro Costaguta, 73 vjec, kishte dalë për peshkim dy ditë më parë , por stuhia dhe reshjet bënë që ai mos të kthehet më. Një tjetër person rezulton i humbur në torinese, ku mendohet se ujërat e rrëmbyeshëm e kanë marrë me vete. Situata vijon të jetë kritike në rajonin e piemontes dhe ligurias të cilat rezultojnë zonat më të dëmtuara, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Tanaro. 25 rrugë janë bllokuar totalisht nga ujërat, balta dhe mbeturinat e sejlla nga lumi, teksa dëmi paraprakisht mendohet se ka kapur shifrën e 100 milionë eurove.

Artikulli paraprakPROKURORI I PARISIT:FRANCA NE RREZIK NGA ISIS
Artikulli tjetërGODINA E PSD-SE,DESHTON EKZEKUTIMI NGA PERMBARUESIT SHTETEROR