Situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e qetë, ndryshe ajo e Shkodrës, Pukës, Kukësit, Dibrës, Korçës e Gjirokastrës, ku moti i keq ka nxjerrë sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë në zonat rurale.
Problematika nuk shfaqen as në Rrugën e Kombit dhe ato nacionale, pasi paraqiten të kalueshme nga drejtuesit e automjeteve.
Në Lezhë, pavarësisht temperaturave të ulëta që arrijnë deri në 4 gradë C, ka dalë dielli. Ndërsa në Bashkinë e Kurbinit nuk raportohet për probleme në përshkimin e rrugëve rurale.
Në bashkinë e Mirditës, për shkak të temperaturave të ulëta, vijohet të haset prezenca e akullit. Në këtë bashki, vetëm aksi rural Nënshejt-Lajthizë vazhdon e bllokuar, por mësohet se po punohet për hapjen e saj.
Sa i takon furnizimit me energji elektrike dhe zhvillimit të proçesit mësimor në Mirditë, situata është normalizuar dhe mësimi zhvillohet normalisht.