Moti i keq me stuhi shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Luhatjet e energjisë elektrike dogjen paisjet elektroshtepiake në disa familje në fshatin Manati.

Tensioni i energjisë arriti deri 380 volt, duke shkaktuar dëme të shumta për abonentet familjar.Banoret thonë se kjo situatë ka ardhur nga amortizimi i rrjetit elektrike, ndërsa kërkojnë kompensim për paisjet elektroshtepiake të cilat janë dëmtuar.

Menjëherë pas sinjalizimit, punonjësit e OSHEE kanë ndërhyre në rikthimin normal të energjisë elektrike, ndërsa ju kërkohet abonenteve të cilët kanë pësuar dëme që ti drejtohen me ankese tek kujdesi ndaj klientit dhe kjo problematika do të trajtohet me përparsi.

Artikulli paraprakOSMANI TAKON KONGRESMENIN TURNER: KOSOVA KA BËRË SHUMË PËR SHTENSIONIMIN E SITUATËS NË VERI
Artikulli tjetërEVROPIANËT “NJIHEN” ME SPAÇIN