Moti i keq i shoqëruar me reshje shiu dhe erëra të forta ka shkaktuar probleme në portin e Vlorës, ku që prej mbrëmjes së djeshme janë shënuar vonesa në mbërritjen e trageteve për shkak edhe të dallgëve të mëdha në det.

Si pasojë e kësaj situate një person ka humbur jetën në zonën e Karaburunit, në vaskat e peshkut që ndodhen në Shën Vasil. Policia e Vlorës dyshon se viktima është 53 vjeçari A. Gjergji, i cili bëhet me dije se ka qenë roje në këto vaska. Në det të hapur po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të tij. Vonesa tragetesh dhe një jetë e humbur nuk janë bilanci i vetëm i motit të keq në Vlorë. Deti i trazuar ka nxjerrë në bregun e Radhimës edhe një gomone 9 m të gjatë, e cila është gjetur e braktisur mëngjesin e sotëm. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë për mjetin lundrues në bordin e të cilin gjendeshin edhe dy motorë të fuqishëm. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të GdF dhe të Delta Force për të ndihmuar policinë shqiptare në hetime. Paraprakisht dyshohet mjeti tip gomone ka mbërritur nga shteti fqinjë i Italisë, pasi në bordin e tij janë gjetur dhe produkte ushqimore të prodhuara bë vendin fqinj.

Po sipas policisë, trafikantët shpesh herë për të bërë trafik lëndësh narkotike gjejnë motin me det të trazuar , pasi nuk pikasen nga radarët. Personat që kanë qenë në bordin e gomones pasi e kanë pas të pamundur që ngarkonin lëndë narkotike e kanë braktisur dhe janë larguar. Mjeti lundrues udhëtonte me dy flamuj, një Italian dhe një Grek.

Artikulli paraprakAKSION I DEA-S NË NJU JORK, KAPET RRJETI I TRAFIKANTËVE. MES TYRE EDHE SHQIPTARË
Artikulli tjetërRAPORTI I RRUGORES:NË 1 MUAJ U HIQEN PIKËT 1000 SHOFERËVE