Kjo ishte pamja e Shëngjinit, paraditen e kësaj të shtune.Moti i keq me stuhi dhe reshje shiu zbrazi plazhin në këtë fundjave të parë të muajit gusht, e cila përkon dhe me pikun e sezonit turistik.Çadrat dhe zhezlonet u mbyllen, ndërsa dhe deti ishte trazuar dhe me dallgëzim të lartë.
Nje pjesë e pushuesve qëndruan në banesa dhe hotele, por nuk munguan as ata që u larguan nga kjo zone turistike.Këtë e dëshmoi dhe trafiku i rënduar në rrugen Shëngjinit por dhe në superstraden Milot-Balldren.Fluksi i lartë i automjeteve krijoj trafik të rënduar dhe kaos total në lëvizje, ndërsa policia rrugore u vendos në disa pika për të lehtesuar sadopak lëvizjen.
Moti i keq me stuhi dhe reshje të dendura shiu, vjen pas një periudhe të gjatë me temperatura të larta të cilat arriten deri në 40 gradë celsius.Ndërkohë moti i paqendrushem pritet ta shoqërojë vendin tonë gjatë gjithë kësaj fundjave, duke dhënë impakt mjaft negativ për turizmin pikërisht në pikun e sezonit.