Në këto ditë me diell dhe temperatura të larta, Velipoja është kthyer në destinacionin e preferuar të qytetarëve shkodranë. Shumë prej tyre shfrytëzuan pushimet e fundjavës për t’u kthyer në plazh dhe për të shijuar rrezet e ngrohta me miqtë dhe familjen.
Qytetarët tregojnë pse kanë zgjedhur Velipojën.
Ndërkohë, që në sezonin e ardhshëm veror kërkojnë që të ketë më shumë plazhe publike.
Velipoja është një nga destinacionet turistike më të vizituara në Shkodër, gjatë verës por edhe dimrit