Dielli i ngrohtë me temperatura deri në 25 gradë celsius, po rrit gjithnjë e më shumë frekuentimin e zonës turistike të Shëngjinit.Fundjavat njohin fluksin më të lartë të vizitoreve në këtë bregdet, ku nuk mungojane dhe ata që kanë zgjedhur të bëjnë pushime në këtë periudhe.

Më besniket e Shëngjinit vijojnë të jenë shqiptaret e Kosovës.Ata thonë se kjo zonë i ka përmbushur pritshmeritë e tyre dhe për sa kohe moti të jetë favorizues kjo periudhe është mjaft e favorshme për pushime, pasi mbizoteron qetesia.

Zona turistike e Shëngjinit po merr gjithnjë e më shumë vemendje, dhe këtë e dëshmon dhe numri i lartë i turisteve dhe pushuesve të cilet zgjedhin të kalojnë fundjaven apo pushimet verore në këtë bregdet.

Artikulli paraprakPAKETA E SIGURISË NË SHKOLLA/ BALLA THIRRJE NXËNËSVE: BASHKËPUNONI ME POLICINË PËR TË IDENTIFIKUAR SHITËSIT E DROGËS
Artikulli tjetërBASANIA BARAZIM NDAJ BULQIZËS