Nga e mërkura do ketë një përkeqësim të motit në të gjithë bregdetin shqiptar. Në një njoftim të shpërndarë në faqen zyrtare në “Facebook”, Drejtoria Detare bën të ditur se forca e detit do të jetë 6-7 shkalla beufort.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike Drejtoria Detare, kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë.

“Njoftim për përkeqësim të motit 🌧🌊!
Në datën 4-5-6 Shkurt 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-perëndim shpejtësi deri në 32 milje në orë dhe forca e detit 🌊do të jetë 6-7 shkalla bufort.

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port 🚤 dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Siguria juaj prioriteti ynë”, deklaron Drejtoria Detare.

Drejtoria Detare

Artikulli paraprakMINISTRJA GJONAJ: SOT BURGJET JANË INSTITUCIONE KU LIGJIN NUK E BËJNË TË DËNUARIT
Artikulli tjetër“JAM E PREKUR”, AMBASADORJA E SHBA KRAH METËS E RUÇIT: TANI E KUPTOJ LEGJENDËN E MIKPRITJES SHQIPTARE