Masat ajrore të qëndrueshme do të mbeten prezent në vendin tonë, duke ndikuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të tij. Gjatë orëve të mesditës do të shfaqen herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të mbeten me të njëjtat kushte atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të ruajnë të njëjtat vlera të tyre konstante si në mëngjes edhe në mesditë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohen dallgë deri në 2 ballë.

Artikulli paraprakKROACIA I HAP RRUGË SERBISË PËR KAPITULLIN 26 ME BE-NË
Artikulli tjetërFLAKËT SHKATËRROJNË KAMPIN E REFUGJATËVE NË HAMBURG