Moti i keq – Emergjencë edhe në Tropojë, përmbytje dhe dëmtime banesash
Situatë alarmante nga moti i keq edhe në Tropojë. Deputetja demokrate, Mimoza Hajdarmataj, e cila po ndjek në terren situatën bën me dije se reshjet e shumta dhe era e fortë ka dëmtuar rëndë rreth 15 shtëpi banimi, ambulanca, ura dhe rrrugë kryesore që lidhin qytetin me njësitë administrative si dhe lidhëse të fshatrave Selimaj, Muldakaj, Vidricë, Rosujë etj etj. Ndërkohë fshatra të tjera si Pac, Shipshan, Fushë Lumi etj janë pa energji elektrike. Rreziku për rrëshqitje tokash vazhdon të jetë permanent. Përrenj të tërbuar si ai i Murataj, Dedaj, Mejdan, Lug i Zi, Shudenicë etj po rrezikojnë jetën e banorëve të fshatrave përreth. Hajdarmataj thotë se është emergjente ndërhyrja e ushtrisë.