Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë. Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore e qendrore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale të ditës, temperaturat më të ulëta do të shënohen në zonat juglindore deri në -4 gradë C. Era do të vijojë të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakNGA SHKËMBIMI I TERRITOREVE, KOSOVA DO TË DILTE HUMBËSE
Artikulli tjetërKUSH ËSHTË PRESIDENTI I RI I GJERMANISË?