Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin. Por mesdita dhe deri në mbrëmje kemi mbizotërim të motit të kthjellët. Nata ri-kthen sërisht vranësirat e dendura.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por mbeten thuajse kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 16-17°C.
Sipas MeteoAlb: Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.
Ndërkohë zona e Fushë Krujës dhe zonat e tjera përreth mëngjesin e sotëm kanë qenë të mbuluara nga mjegulla e dendur, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Shoferet që përshkojnë aksin Milot- Fushë Krujë- Tiranë kanë hasur vështirësi në fushëpamje dhe për pasojë qarkullimi është bërë shumë ngadalë. Mjegull ka pasur dhe gjatë natës por fatmirësisht deri tani nuk janë raportuar aksidente.
Rajoni dhe Europa
Ishujt Britanikë dhe Qëndra e Kontinentit do të paraqiten me vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore, po ashtu pjesërisht jugu i Europës do ketë reshje shiu dhe erë të fortë. Por kthjellimet do mbizotërojnë në dy ekstremet Lindje dhe Jugperëndim i Kontinentit.