MUNGESA E INVESTIMEVE NË RRJETIN ENERGJITIK SHKAKTARË KRYESORË.Reshjet e diteve te  fundit  treguan dhe nje here gjendjen ne te cilen ndodhet rrjeti energjitik I rrethit te Pukes. Amortizimi I tejkajshem I linjave brenda qytetit la nje pjese te tij pa energji elektrike per mbi 6 ore nderkoh qe takim stakimet e energjise kane qene te pransihme ne te gjithe qytetit deri mesditen e se merkures.Ne disa prej lagjeve periferi edhe tani kur kane kaluar 24 ore energjia elektrike mungon.

Por situate e krijuar ne qytetin e Pukes duket se nuk ishte asgje, cfar eshte shkaktuar ne fshatrat e rrethit te Pukes. Mungesa e energjise dhe erresira u bene pjese e mbremjes thuajse ne te gjithe fshatrat e rrethit nderkoh qe disa demtime jane regjistruar dhe ne transformator te ndryshem ku mesohet te jene djegur bobina. Ne rrethin e Pukes vete drejtuesit e OSHEE kane pohuar se shume prej linjave elektrike jane pa rimonte prej 1970, por sikur te mos mjaftonte kjo serish nuk merret asnje mase. Pergjegjesia publike perballe mungeses se energjise me te filluar shiu duket se nuk tregon as me shume e as me pak vec mungese aftesie per furnizimin normal me energji elektrike qe ne ditet e para te dimrit, pa le te mendohet kur reshjet e bores te kene filluar.OSHEE e Pukes duket se ka harruar se duhet te garantoj dhe furnizimin normal me energji , por kjo si duket vjen nga etje per faturime abuzive qe rrisin te dhenat e planit si ne kohe te koperativave me shifra fiktive, por ndryshe nga ateher sot kane nje ndryshim pasi kto shifra rendojne mbi pukjanet

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/isIWQM0FwXs” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRESHJET, 9 FSHATRA TË IZOLUAR
Artikulli tjetërPREFEKTI: NUK KEMI DETYRIM PËR “RURALEN”