Veriu dhe Qendra, paraqiten me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërkohë zonat malore jugore- juglindore mbeten me kthjellime, vranësira dhe shira të dobët, kryesisht juglindja dhe ekstremi jugor.
Gjatë pjesës së dytë të ditës do të përmirësohen kushteve atmosferike duke bërë që i gjithë territori i vendit të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore juglindore. Gjatë mbrëmjes por edhe natën do të vijoje të jetë kryesisht mot i kthjellët.. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në orët e mëngjesit edhe në ato të mesditës. Era do të fryjë mesatarisht, me shpejtësi maksimale deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det, dallgëzim deri 2 ballë.