Moti ka nisur të ndryshojë kursin me afrimin e kapërcimit te stinëve. Për ditën e sotme (26 Gusht 2024), Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të ndikohet përgjithësisht nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët nga orët e mesditës dhe pasdite mot me vranësira mesatare e të dendura. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në zonat kodrinore apo malore të jugut dhe më pas pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit.

Në relievet malore në juglindje e lindje reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët dhe hera-herës deri mesatare, të shoqëruar me shkarkesa me elektrike e breshër lokal.

Era pritet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare, era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, e shoqëruar me valë në det, të forcës 1-2 ballë, por pa probleme me lundrimin.

Artikulli paraprakHOROSKOPI PËR DITËN E SOTME, ÇFARË PARASHIKON FATI PËR 12 SHENJAT
Artikulli tjetër“TIRANA DIPLO2024”/ RAMA: SHQIPËRIA KA PËSUAR TRANSFORMIM RRËNJËSOR, KUSH THOTË TË KUNDËRTËN LUFTON ME FAKTET