Në të gjithë territorin e vendit do të ketë masat ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale duke bërë që moti të jetë i kthjellët, por herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta.
Më të dukshme në verilindje- juglindje të territorit. Edhe pasditja do të vijojë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në ultësirën perëndimore duke lënë me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta zonat malore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet valëzim i lehtë.