Në pjesën e parë të ditës, zonat qendrore dhe ato jugore do të jenë në ndikimin motit të kthjellet, por me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme paraqitet moti për zonat malore veriore dhe verilindore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim të vranësirave nga zonat veriore, për pasojë i gjithë vendi do të dominohet nga moti i kthjellët. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të vijojë të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi juglindor duke bërë që deti të jetë pa dallgë.