Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin, herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, kryesisht në zonat juglindore të vendit.

Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë orëve të pasdites duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e vona të natës priten sërish vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat veriore e qendrore. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante duke bërë që mëngjeset të mbeten të freskëta ndërsa mesdita me temperatura më të larta se normalja. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi verilindor duke bërë që në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Artikulli paraprakTRUMP KA MASHTRUAR ME DEKLARATAT TATIMORE
Artikulli tjetërMEDIAT GJERMANE: IVANOV PO EC RRUGËS SË DIKTATORIT TË DHUNSHËM MILOSHEVIÇ