Pjesa e parë ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat veriore dhe qendrore

ndërsa me vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat jugore duke gjeneruar shira të dobët dhe afat-shkurtër në ekstremin jugor të vendit. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte meteorologjike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të mbetet 2 ballë.

Artikulli paraprakANGELA MERKEL DHE BETEJA E KATËRT
Artikulli tjetërTERRORIZMI, SHËRBIMET SEKRETE JAPIN ALARMIN: JA RREZIKU QË I KANOSET EUROPËS