Kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore lindore duke rrezikuar shira të izoluar.
Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonat juglindore do të ketë shtim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu të përkohshëm. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë vetëm në vlerat e mesditës. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në det të gjenerohen dallgëzim 1-2 ballë.