Kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të dominojnë motin në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me vranësira më të dendura do të paraqitet moti për zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites duke përfshirë edhe natën i gjithë territori i vendit do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, sërish vranësirat më të dukshme paraqiten në zonat juglindore. Sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera të tyre konstante. Era do të fryjë mesatare, në tokë dhe në det me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.