Vendi ynë do të dominohet nga moti i kthjellët gjatë orëve të paradites me përjashtim të zonave veriore të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta e kalimtare.

Po ashtu, edhe pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në zonat malore lindore duke lënë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta bregdetin dhe zonat e ulëta. Parashikohet që dhe gjatë natës moti të jetë i qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të jenë konstante si gjatë orëve të mëngjesit edhe në orët e mesditës. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.

Artikulli paraprakHISTORIA E ADOLESHENTIT KRIMINEL SHQIPTAR, MORI AZIL NË ANGLI DHE MË PAS…
Artikulli tjetërAKSION I BEFASISHËM, TREGTARËVE U “GRABITET” DUHANI