Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbeten prezente edhe gjatë ditës së premte, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
Përjashtuar zonat malore përgjatë kufirit lindor, të cilat do të kenë vranësira të lehta. Gjithashtu, pasditja dhe nata do të vijojnë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, vlera më e ulët do të shënohet në Peshkopi dhe Ersekë – 6 gradë C, ndërsa më e larta pritet të shënohet në Durrës dhe Fier 17 gradë C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në det të gjenerohet dallgëzim i ulët.