Zhvillimi i një sistemi vranësirash në territorin shqiptar do të ndikojë kushte të paqëndrueshme atmosferike, për pasojë zonat veriore dhe qendrore do të dominohen nga vranësira dhe shira të përkohshëm ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash paraqiten zonat jugore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira dhe shira të gjithë zonën malore lindore. Edhe gjatë natës, vranësirat dhe shirat do të mbeten prezent në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten në orët e mëngjesit ndërsa gjatë mesditës parashikohet rënie e ndjeshme e temperaturave në vend. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Artikulli paraprakKRIMI NË FAMILJE , POLICIA NJOFTIM ZYRTAR PËR NGJARJEN
Artikulli tjetërNGECJET NË INTEGRIME EVROPIANE, TERREN PËR IDEOLOGJITË EKSTREME