Edhe këtë të martë, moti do të jetë i paqëndrueshëm. Orët e paraditës do të jenë me diell por pasditja vjen me shtim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë vendin, më të dukshme në veri dhe verilindje ku priten edhe rrebeshe.

Në orët e mbrëmjes do të ketë përmirësim të motit dhe do të ketë reshje vetëm zonat malore verilindore – juglindore.

Temperaturat e ajrit luhaten nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakSHTYPI I DITËS 30 MAJ 2023
Artikulli tjetër‘DO FRYMËZOHENI NGA DISA IDE TË PAPRITURA, PARTNERI DO JU PËRBALLË ME FRIKËN TUAJ…’ HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME