Gjatë paradites territori shqiptar paraqitet me mot kryesisht të kthjellët

, por mesdita do të sjellë një sistem vranësirash mbi zonat veriore, ku do të ketë edhe reshje të pakta dëbore, ndërsa qendra dhe jugu mbeten me vranësira të dukshme e intervale kthjellimesh. Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat juglindore ku priten edhe reshje të pakta dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një tjetër rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që minimalja në rang vendi të jetë -3 gradë celsius, ndërsa maksimalja të ngjitet në 17 gradë Celcius në bregdetin jugor. Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperendimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.

Artikulli paraprakARSYEJA E VËRTETË PËRSE GJERMANIA REFUZON AZILKËRKUESIT
Artikulli tjetër“PARAJSA FISKALE” TRONDIT FUTBOLLIN, RONALDO DHE DISA KLUBE TË MËDHA NËN HETIM