Deri në mesditë, vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në pjesën më të madhe të tij, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore duke rrezikuar herë pas here shira të dobët.
Parashikohet që pasditja të vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore ndërsa në të gjithë zonën malore vranësirat do të jenë më të dendura duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër. Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë shumë ndryshime të dukshme në vlerat minimale, por maksimalet do të rriten lehtë. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 37 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.